Këta të dy që shihni në foto janë vëllezërit Ekonomi, të cilët rrahën për vdekje Agim Arapin, personi i cili kerkonte leket e qirase, por perfundoi i pajete. Gjykata e Durresit vendosi sot që të lërë në “arrest me burg” duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin e tyre.
Vëllezerit Konstandin dhe Kujtim Ekonomi rrahën per vdekje Agim Arapin, me te cilin kishin konflikt pronesie.
Ngjarja ndodhi mbremjen e se martes ne lagjen 1 te qytetit bregdetar ne Bulevardin Epidam.
Avokati mbrojtes kerkoi mase sigurie “arrest shtepie” dhe garanci pasurore, por gjykata teksa e vleresoi te ligjshem kerkesen e prokurorise, vendosi arrest me burg.
Seanca gjyqësore
Gjatë seancës gjyqësore, të mbajtur paraditen e sotme në Gjykatën e Durrësit, të drejtuar nga gjyqtarja Eda Kaja, janë paraqitur në sallën e gjyqit, dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, të cilët akuzohen për vrasjen e 60-vjeçarit Agim Arapi.
Në sallën e gjyqit, dy vëllezërit e kanë pranuar konfilktin me viktimën dhe sipas tyre, kanë shkuar në dyqanin e Arapit për t’u sqaruar.
Prokurori i çështjes, Edmond Sali ka kërkuar nga gjykata masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy vëllezërit, të akuzuar për vrasje në bashkëpunim.
Gjatë seancës, të pandehurit kanë pretenduar se thika e gjetur në vendngjarje është mbajtur nga viktima.
(VIJON)





