Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, e cila ka shpallur në kërkim vëllanë e tij pas kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 47-vjeçar, biznesmen në fushën e ndërtimit, me pretendimin se i kishte borxh një shumë lekësh.
Mësohet se shkak për pengmarrjen është bërë një borxh prej 20 mijë eurosh që vëllezërit Alban dhe Fatmir Bejo pretendojnë se ua kishte biznesmeni Gjergji Fela.
Pasi e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në një parking në zonën e Kombinatit, dy vëllezërit e kanë nxjerrë 47-vjeçarin në periferi të Tiranës ku e kanë qëlluar me grushte dhe e kanë dhunuar.