Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka postuar në një status në “Facebook” emrat e katër qyteteve ku demokratët morën më shumë vota se socialistët.

Ato janë Kamza, Kavaja, Bajram Curri dhe Devolli.

“Kamza Blu, Kavaja Blu, Tropoja Blu, Devolli Blu – aty ku demokratët ishin 100% me Lulzim Bashën.

Që Shqipëria të bëhet blu, ka vetëm një rrugë: REPUBLIKA E RE; Lulzim BASHA dhe çdo demokrat i vërtetë”, shkruan ai.