Jo shumë persona mund ta kenë vënë re por moderatorja Marina Vjollca ka një aksesor më të preferuar se të gjithë të tjerët.

E në fakt të gjithë ndjekësit e kujdesshëm të Marinës nuk mund t’u ketë shpëtuar unaza në gishtin e madh të dorës së majtë. Kjo unazë përdoret prej shume kohësh nga moderatorja madje që në moshën 15-vjeçare kur ajo ishte velinë në emisionin “Fiks Fare”, shkruan gazeta "Express". E shohim unazën së bashku me Marinën që në pozat profesionale e deri tek selfiet e përditshme. Kush t’ia ketë dhuruar këtë aksesor kaq të shtrenjtë për të?