15 prill 2014 – Shumica e grave, që duan një gjoks më të madh, kursejnë për vite të tëra për të arritur një gjë të tillë. Por një britanike, e dëshpëruar për një gjoks më të madh, thjesht hyri në faqen e internetit MyFreeImplants dhe brenda tre muajsh, ajo mblodhi 4.450 sterlinat e nevojshme për të rritur gjoksin përmes implanteve.

Gemini Smith, 23 vjeç, ishte e dëshpëruar për të pasur një gjoks të madh, pasi mendonte se dukej si një djalë 12- vjeç. Donatorët anonimë në faqen e internetit, që i dhurojnë paratë e tyre në dollarë, e ndihmuan.

“Po fluturoja nga gëzimi kur i mblodha paratë,” tha Smith.

Ajo nuk është e vetmja britanike që ka hyrë në këtë faqe me shpresën se do rrisë gjoksin.

/agjencia e lajmeve ”Dyrrah”/