Ajo quhet Winie Harlow dhe është një nga modelet më të kërkuara të momentit, ndonëse dikur ka vuajtur nga bulizmi. Ajo është tashmë e famshme për faktin se trupi është i mbuluar nga njollat për shkak të mungesës së pigmentit.

Modelja falë punës së saj, arriti që të thyente murin e perfeksionit të imponuar nga industria e modës. Ajo ishte e bukur dhe 1.78 e gjatë. prandaj vendosi që mungesa e pigmentit në lëkurë të mos i ndryshonte rrjedhën e ëndrrave.

Kur ishte 16 vjeç, një gazetar vuri re bukurinë e saj dhe postoi një video në Youtube, duke marrë 150 mijë klikime.

Por ajo që besoi tek Harlow, ishte ish-modelja Tyra Banks, duke e bindur që të merrte pjesë në konkursin ‘America Next top Model’.

“Ti që atë herë ishe një yll. Unë thjeshtë sa të dhashë një platformë për tu bërë yll për të gjithë. Më bëj krenare”, i shkruan Tyra Banks në një mesazh, të cilin Winnie Harlow e publikoi për Daily Mail gjatë javës së modës njujorkeze.