Banorët e Bërxullës kanë protestuar sot për të kërkuar shpronësim sipas vlerës së tregut për tokat e tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.
Banorët janë përplasur me policinë dhe disa prej tyre kanë hipur në një shtyllë tensioni, ku kërcënuan se do hidhen.
Pas më shumë se një orë negociatash, banorët pranuan të zbresin, por deklaruan se nuk do ndalojnë këtu.
“U bindëm sepse kemi fëmijë. Shpresojmë që Rama ta marrë seriozisht. Nuk frenohemi këtu. Këtë pronë do e mbrojmë me gjak. I kemi të gjitha dokumentet sipas ligjeve që këta kanë krijuar. Por ligjet nuk zbatohen për ne”, deklaruan banorët.
Kjo është e disata herë që banorët protestojnë për të kërkuar dëmshpërblim për tokat e tyre.