Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës parlamentare. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe diskutime për disa projektligje dhe projektvendime.
Ndërkohë po ditën e sotme pritet të zhvillohet protestë e opozitës përpara Kuvendit. Një ditë më parë, kreu i PD-së tha se beteja në dy fronte, protestë dhe parlament, do të vijojë edhe këtë të enjte.
Vetë Berisha është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit dhe pritet që t’u prijë vetë simpatizantëve në protestën para parlamentit.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm pasi ndodhet në një vizitë në Japoni. Me kreun e qeverisë është parashikuar një interpelancë më 2 mars në lidhje me çështjen “McGonigal”.