Disa shenja priren të shijojnë më shumë takimet e para sesa momentin kur gjërat bëhen më serioze.
Shikon i shenjat që priren të jenë “të zjarrtë” në fillimet e lidhjes dhe ta prishin atë kur bëhet fjalë për të ndërmarrë një hap më të madh.

Luani

Janë shumë miqësorë dhe punëdhënës të shkëlqyer, por kur vjen puna për të shprehur ndjenjat e tyre në një raport romantik, krijojnë situata të pakëndshme. Zakonisht, kur gjërat bëhen serioze në marrëdhënie, ata largohen.

Akrepi

Akrepat nuk kanë turp t’ju mbajnë dorën në publik dhe do t’ju prezantojnë me kënaqësi me miqtë dhe familjen. Megjithatë, ka raste që tremben dhe largohen përfundimisht. Gjëja e pakëndshme është se nuk mund të parashikosh se cila mund të jetë arsyeja e ikjes së tyre. Sado pasionantë që janë Akrepat, ata jo gjithmonë kërkojnë një lidhje serioze.

Shigjetari

Dëshironi të prezantoni një Shigjetar me prindërit ose të dashurit tuaj? Mendojeni mirë. Kjo sepse ata i kushtojnë shumë rëndësi familjes dhe e konsiderojnë atë një angazhim të madh. Pra, kur biseda bëhet serioze, ata preferojnë të largohen sesa të vazhdojnë një marrëdhënie që mendojnë se do t’i kufizojë.