Thuajse të gjithë kanë probleme në shtëpi me merimangat, mushkonjat dhe insektet e tjera që pavarësisht përdorimit të insekticideve të dëmshme, prapë nuk zhduken.

Tashmë do të shpëtoni nga gjithë këto insekte vetëm duke u përkujdesur për një dy lloje bimësh aromantike që të gjithë i njihni.

Disa e quajnë mente, disa menexhik dhe disa të tjerë mendër, por emrin shkencor ajo e ka “Mentha piperita”, gjithashtu edhe lulja e borzilokut.

Gjithçka që duhet të bëni është të blini alkool në farmaci dhe të fusni në një enë disa gjethe menteje ose gjethe borziloku dhe alkoolin.

Lëreni këtë përzierje deri sa tretësira të fillojë të marrë pamjen e vajit, dhe më pas kullojeni këtë përzierje në një enë plastike me spërkatës dhe spërkatëni shtëpinë me të, mundësisht në pjesët e dritareve dhe dyerve.

Por edhe mbajtja e bimës së mentes ose borzilokut në shtëpi i largon insektet e bezdisshme, gjithashtu japin aromë të freskët në shtëpi dhe mund t’i përdorni edhe si ingredintë në gatime.