29nëntor 2015 – Disa përgjime të Prokurorisë së Tiranës mbi një prej grupeve më të mëdha të shpërndarjes së drogës në Tiranë, zbuluan rolin e dy vajzave që ishin pjesë e rrjetit. Më 18 nëntor 2015, Policia njoftoi arrestimin e 36 personave, të akuzuar si pjesë e një grupi që kishte shitur në kryeqytet sasi droge me vlerë rreth 900 mijë euro. Mes tyre ishin edhe Sonila Dinoshi (e njohur si ish -përdoruese droge) dhe Aurora Liço.
Në një pjesë të dosjes thuhet se Armando Murati është një nga shpërndarësit e drogës që merr direktiva nga Kol Kllapi, Juljan Bushati, Sonila Dinoshi për veprimet që kryen si shitës narkotikësh. Ai bën edhe furnizim dhe grumbullim të lekëve nga shitësit e tjerë të lëndës narkotike. Në dosje thuhet se Kol Kllapi dhe Sonila Dinoshi kanë një apartament në rrugën “Mihal Grameno”, diku pranë “dyqanit të vajgurit”, në një pallat 6katësh.
“Sasia e drogës ndahej në porcione 0.3 gramë nga Sokoli dhe Sonila duke paketuar 200250 porcione. Një porcion shitej 1 mijë lekë të reja”, thuhet ndër të tjera në dosjen e paraqitur nga prokuroria në gjykatë për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve.
PËRGJIMET
Biseda e mëposhtme është paraqitur nga prokuroria si provë në gjykatë për disa nga të akuzuarit si pjesë e grupit që shpërndante drogë në Tiranë. “Nga biseda e zhvilluar mes shtetasve Juljan Bushati dhe Astrit Beka, rezulton se Bushati i kërkon shitësit të tij, Astrit Beka, që t’i shesë lëndë narkotike shtetases E.B., e kapur në flagrancë me 8 doza heroine. Ai në këtë telefonate sqaron shtetasin Astrit Beka se ajo është kliente e A.Muratit. Nga ana tjetër, Astrit Beka sqaron Juljan Bushatin se ka komunikuar në telefon me Kol Kllapin për këtë rast.
Përgjim, data 12 gusht 2015, bisedë mes Juljan Bushatit, sipas prokurorisë, me numër fundor 835 dhe numrit që mbaron me 119 që përdoret nga Astrit Beka:
Beka: Alo…
Bushati: O Titot, jape me vëlla atë telefonin me vëlla, ça tipi je ti me vëlla
Beka: O shoku, ej, po jom në lëvizje me makinë e nuk nigjoj me burr, se hape nji zbrit hyz zbrit, ça t’boj unë. Fola me Kolin tani.
Bushati: Ore, lene me Kolin, do t’i shkosh tjetrës, Tit apo të vij vetë në Tiranë tashi, si o puna?
Beka: O shoku, po jom në lëvizje me shoku, në lëvizje, se jam rrugës o shoku, s’ka ankesa shoku.
Bushati: O vlla, do t’i shkosh asaj me vlla, që e ke taten o ti…
Bushati: O ti, e jotja është see Mandit ajo, që po t’merr, o Tit.
Beka: Nuk e nigjova mor burrë
Bushati: Ore, është klientja e mandit ajo e jotja
Beka: Po pra, m’tha, m’tha
Bushati: Ça…
Beka: Po do vij pra
Bushati: Do t’i shkosh ti asaj aty
Beka: Ku ven vlla
Bushati: Po ku të tha o mole
Beka: Po ja do vij vet mo burrë tani o po thuaj ta mori njiherë. O ku të shkoj unë, se iki unë, pra thuaji.
Bushati: Po mere me vet se e ke numrin. Mere se është e mirë ajo me Tit, mos e le ashtu.
Beka: Po mirë, pra, si e ka emrin ajo?
Bushati: Ja pra, E…. e ka
Beka: Po, okej, m’tha pra. Okej, hajt, se e mor prapë unë i them prapë unë direkt tani. Hajde pa merka o burr, se isha nven tjetër tani.
Bushati: Ja, ajo po mere tashi ktu direkt. /panorama/