Erzat janë ndër bimët me perqëndrimin më të lartë në minerale. Disa prej tyre janë një burim i mrekullueshëm i hekurit, i cili gjendet me pakicë në një përqindje të konsiderueshme te femijët dhe femrat në moshën e fertilitetit. Përveç hekurit, erzat përbëjnë burim të mirë për shumë minerale të tjera, antioksidantë dhe vajra esencial. Aromat e tyre ju pasurojnë shijen, përbërësit e tyre ju blindojnë shëndetin.
Sa % të nevojave ditore në hekur mund të merrni me vetëm 5gr nga erzat e mëposhtme:
• trumza (35%)
• nenexhiku (24%)
• marjoram (13%)
• fara kumeli (18%)
• fara kopre (14%)
• fara selinoje (12%)
• gjethe dafine (12%)
• gjethe koriandri (12%)
• borzilok (12%)
• kurkume (12%)