I mbani mend artistët shqiptar në fillesat e tyre në muzikë, teatër e film?

Aktorja Marjana Kondi gjithmonë e pandashme në role nga i madhi Met Bega. Këngëtari i përndjekur nga regjimi komunist, Sherif Merdani, apo këngëtari i njohur Gjergj Jorgaqi. 

Fotot e tyre të viteve më parë i ka risjellë këngëtari Dashnor Diko, ku një brez i tërë u dashurua me këngën e tij “Si banania”. Në një foto të vjetër Dashnor Diko ka dalë edhe me kolegun e tij Elton Deda.

Mes tyre janë edhe tre bukuroshe shqiptare, këngëtarja Soni Malaj, Ledina Çelo, Bleona Qereti dhe Inis Gjoni, tashmë regjisore. /Gazeta Express/