Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se për ditën e nesërme janë konfirmuar 22 fluturime. Kryesisht udhëtimet janë në Serbi, Turqi, Itali dhe Gjermani.

Po ashtu, TIA iu bën thirrje qytetarëve se para çdo udhëtimi të kontaktojnë kompaninë ajrore ku kanë prerë biletën, si dhe të respektojnë protokollin e sigurisë për ruajtjen e higjienës.

Gjithashtu theksohet se “lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU”. ⠀⠀⠀

Njoftimi i plotë:

22 Fluturimet e konfirmuara për datën 12.09.2020 ⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Shtune janë:⠀⠀

  1. Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
  2. Conrad Airlines – Antalia – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
  3. Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim
  4. Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
  5. Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
  6. Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
  7. Blue Panorama – Tiranë – Ancona dhe kthim
  8. Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
  9. Wizz Air – Tiranë – Catania dhe kthim
  10. Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim
  11. SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
  12. Wizz Air – Tiranë – Memminen dhe kthim
  13. Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
  14. Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim
  15. Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
  16. Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim
  17. Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
  18. Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
  19. Wizz Air – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
  20. Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
  21. Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
  22. British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. ⠀⠀⠀

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport