“Ne jemi dy trupa e një shpirt.”– kanë thënë Dafina dhe Krenar Çoçaj dikur…

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe të përfolura në vend dhe jo vetëm. Dafina deri më tani numëron shumë hite që këndohen edhe sot pavarësisht se mund të kenë kohë që janë publikuar. Por Daffy nuk ështe përfolur vetëm për suksesin e saj në muzikë por edhe për disa lidhje dashurie.

1) Krenar Çoçaj

1Krenar-Cocaj.png

Prej vitesh ata kanë qënë në një lidhje dashurie. Si fillim çifti nuk e pranoi lidhjen e tyre edhe pse ata në çdo vend shiheshin së bashku. Por më vonë çifti kanë dhënë edhe një intervistë bashkë dhe me parë ishin një nga çiftet më të përfolura nëpër media. Dhe një ndër pyetjet që iu bë çiftit ishte:

“Cili di të dhurojë më shumë dashuri?

Dhe të dy janë përgjigjur kështu: “Ne jemi dy trupa e një shpirt.” Por pas një lidhjeje të gjatë çifti u fol se nuk u ndanë në një menyrë paqësore por keq. Por si kujtim i të dyve përveç fotove të cilat janë të shumta është edhe videoklipi i këngës “Dangerously in Love” në vitin 2011.

2) Ledri Vula

2_Ledri_Vula.png

Pas lidhjes se famshme me Krenar Cocaj, një tjetër lidhje e Daffy-t u bë akoma më e famshme ajo mes saj dhe reperit Ledri Vula. Çifti gjatë lidhjes u përfol shumë dhe ishin ata që kryesonin në titujt kryesorë të gazetave, revistave apo medias online. Ata ishin një prej çifteve më të bukur të showbiz-it shqiptar. Por lidhja e tyre përfundoi dhe ashtu siç nisi, sot Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula janë vetëm miq.  Dyshja madje kanë edhe bashkëpunime shumë të suksesshme si: “Po t’pëlqen”, “Tonight” si dhe “Got Ur Back”.

3) Dj Blunt

3_Dj_Blunt.jpg

Pasi i dha fund lidhjes me reperin Ledri Vula, Dafina e mori veten shpejt dhe u fol gjatë për një lidhje me një ndër artistët më të përfolur dhe të dashur në Kosovë, Dj Blunt. Edhe pse çifti u mundua ta fshihte lidhjen, nuk mundën. U tha se çifti në atë kohë ishin të dashuruar dhe madje kanë kaluar edhe pushime bashkë. Por edhe kjo lidhje e Duffyt u pa se nuk funksionoi mjaft mirë dhe kështu dyshja u ndanë.

4) Seven Saraqi

4_Seven_Saraqi.jpg

Pas ndarjes nga Dj Blunt, me të cilin realizoi dhe një bashkëpunim muzikor, Dafina pati një romance me një tjetër personazh të njohur, Seven Saraqin. Lidhjen e bëri të ditur vetë Seveni përmes një përshkrimi të një fotoje në rrjete sociale, ku u shfaqen shumë afër dhe në intimitet me njëri-tjetrin. Foto ku shihej se Duffy kishte shkuar pranë tij në New York. “Dafi dhe unë në New Jork. Ushqim i mirë, verë e mirë, dhe momente të bukura. E dashuroj”, mbishkroi ai krahas fotos. Por u pa se edhe kjo lidhje nuk kishte përshkrimin: “Dhe ata jetuan të lumtur pergjithmonë

5) Jose Rodriguez

5_Jose_Rodriguez.jpg

Ishte 14 Shkurti i 2016-tës kur këngëtarja Dafina Zeqiri, në ditën e të dashuruarve zyrtarizoi lidhjen me domenikasin, Jose Rodriguez. Nga ai moment, për një periudhë relativisht të gjatë, këngëtarja ndante vazhdimisht me ndjekësit e saj momente nga privatësia. Por papritmas fotot me Jose u rralluan aq shumë saqë mediat nisën të shkruajnë mbi një ndarje të mundshme të çiftit. Megjithatë, ndarje nuk ka por një vendim për të mos shfaqur pjesën private, përpos në momente të veçanta. Por urojmë që Jose të jetë fatlumi i cili do ketë në krah një femer si Duffy përjetë./intv.al/