Teuta ka qenë ndër skuadrat që ka bërë më pak lëvizje gjatë merkatos së janarit. Por ndryshimet që kanë bërë durrsakët, kanë qenë të rëndësishme pasi ishin të bazuara kryesisht të rikthimet në skuadër.
Sherif Kallaku dhe Klejdi Daci, janë lojtarë të cilët kanë veshur edhe më parë fanellën e durrsakëve dhe kanë treguar gjëra të mira me ta.
Ndërsa për durrsakun Goxhaj, kjo është eksperienca e parë në radhët e skuadrës së qytetit të vendlindjes.
Tani do të jetë në dorën e Martinit të ndërthurë futbollistët në planin e lojës së tij, ku ka humbur një lojtar me peshë si Hebaj në sulm gjatë merkatos.
Afrimet: Sherif Kallaku, Jurgen Goxhaj, Klejdi Daci
Largimet: Dejvid Kapllani, Rubin Hebaj, Patrik Treni, Hektor Idrizaj, Danilo Gecaj, Devid Fejzulla