Durrës 27 shkurt 2014 – Prodhuesit e telefonëve vazhdojnë të synojnë tek përmirësimi i kamerave dhe ekraneve, me shpresën se ato do të jenë arsye të mjaftueshme për t’i bindur konsumatorët t’i blejnë pajisjet e tyre, ndërkohë që fokusohen në të njëjtën kohë në sjelljen e smartfonëve në tregjet në zhvillim.

Gjatë panairit më të madh mobile të botës që u zhvillua në Barcelonë gjatë ditëve të fundit (Mobile World Congress), dolën në pah disa trende të cilat po ndiqen nga kompanitë më të mëdha të kësaj industrie.

Kamera më të mira

Veçanërisht në smartfonët më të mirë, ky është një element që po merr rëndësi të veçantë. Fokusi ka qenë përveçse tek fotot edhe tek videot me frame rates sa më të larta, madje edhe tek regjistrimi i videove në rezolucionin e lartë, 4K.

Megapikselët vazhdojnë të vlejnë gjithashtu. Për shembull, Samsung Galaxy S5 ka një kamerë 16 MP, ndërkohë që Sony është mburrur me shpejtësinë e shkrepjes së fotos. Ato kanë gjithashtu opsione për kontrollin e fokusit të sfondit, madje në disa raste edhe pasi fotoja është bërë. Edhe stabilizimi i imazhit optik ka qenë një veçori e implementuar nga një sërë prodhuesish smartfonësh (Galaxy S5 dhe Xperia Z2).

Rriten ekranet, rezolucioni nuk ndryshon

Trendi tjetër mjaft i dukshëm ishte rritja e vazhdueshme e ekraneve. Ato varionin nga 5.1 inç në 5.7 inç (modele si S5 apo ZTE Grand Memo III). Megjithatë, ato kanë kostot e tyre, pasi pesha është rritur me disa gram (15 gram më shumë peshon S5 se S4).

Ndërkohë, rezolucioni mbetet në vend, teksa ka arritur prej disa kohësh 1920 x 1080 dhe shumica e smartfonëve vazhdojnë të kenë po këtë rezolucion.

Smartfonëve të lirë po iu rritet rëndësia

Gjatë dy viteve të fundit, këta smartfonë ka pasur shitje mjaft të mira dhe karakteristikat e tyre po përmirësohen dukshëm. Sot, këto lloj smartfonësh kushtojnë më pak se 100 € dhe janë shumë të preferuar në tregjet në zhvillim. Madje, edhe për konsumatorët që nuk i përballojnë dot, ofrohen modele të tjera si Spreadtrum, një kompani kineze, e cila do të hedhë në treg smartfonë prej 25 $ të cilët funksionojnë me Firefox OS. (PCWorld Albanian)

– See more at: http://www.pcworld.al/keto-jane-trendet-e-fundit-te-smartfoneve/#sthash.43LN7jmP.dpufp