Në bazë të dhënave të marra nga anketat dhe nga vendet e ndryshme, është bërë lista e vendeve me partnerët e dashurisë që më së shumti tradhtojnë, shkruan “The Independent”.

Organizata për anketime Ifpo, në bashkëpunim me faqen në internet, Daylove, ku njerëzit gjejnë personin më të cilin do të mashtrojnë partnerin apo partneren, ka kryer një studim mbi rritjen e tradhtisë tek gratë.

Një e treta e femrave që kurrë nuk kanë qenë të martuara, ka pranuar se kishin marrëdhënie seksuale jashtë lidhjes së tyre, ndërsa përqindja e studimeve të para është rritur (me 10 për qind nga viti 1970 në 24 përqind në vitin 2001). Arsyeja kryesore e mashtrimit tek 62 përqind e grave është raportuar në ndjenjat dhe dashurinë për një person tjetër. Gjithashtu, studimi tregoi se interneti ka lehtësuar në masë të madhe gjetjen e një “dashnori apo dashnoreje”. Kompania “Durex” ka kryer një hulumtim dhe ka publikuar listën e vendeve me tradhti të lartë të çifteve, përcjell Opinion.al.

Danimarka (pothuajse gjysma e popullsisë);

Italia (45 përqind e çifteve që e kanë pohuar);

Gjermania (45 përqind) ;

France (43 përqind total);

Mbretëria e Bashkuar (36 përqind).