Kanceri i mushkërive po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dhe në vende si Mbretëria e Bashkuar ai mban vendin e tretë për nga numrat e të prekurve. Edhe pse për disa njerëz, fazat e hershme të sëmundjes mund të jenë pa simptoma, shenjat më të zakonshme janë kolla e vazhdueshme, infeksionet e përsëritura në zonën e gjoksit dhe kollë me gjak.
Por përveç këtyre shenjave, dhimbja dhe ënjtja në nuje, e njohur si osteoartropatia pulmonare hipertrofike (HPOA), mund të jenë shenjë e njerëzve me kancer të mushkërive. “HPOA janë një grup simptomash që mund të prekin organet, mushkëritë, kockat dhe nyjet”.
Në rastet e kancerit, këto simptoma mund të shkaktohen nga substancat që çlirohen nga tumori, ose nga substanca që trupi prodhon kur reagon ndaj tumorit.
Pra këto simptoma zakonisht përfshijnë inflamacion të kockave dhe nyjeve në kyçet e duarve dhe kyçet e këmbës. Ndonjëherë kjo shfaqet në skanimet e kockave ose në rrezet X.Kaviljet dhe kyçet e duarve mund të fryhen dhe inflamohen, duke shkaktuar shumë dhimbje dhe vështirësi në lëvizje.
Trajtimi për kancerin e mushkërive mund të ndihmojë në uljen e efekteve, por ka edhe trajtime specifike për secilën prej simptomave të mësipërme.Ilaçet kundër dhimbjeve, të tilla si ilaçet anti-inflamatore jo-steroide, mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes dhe dhimbjes. HPOA mund të shfaqet edhe si enjtje tek gishtat e duarve dhe kemvëve.Kjo do të thotë se gishtat e duarve dhe këmbëve zmadhohen ose rrumbullakosen tek pjesa e thonjve.Thonjtë lakohen, trashen dhe duken në formë luge.
Kjo është një simptomë e zakonshme e sëmundjeve të mushkërive dhe zemrës.Askush nuk e di saktësisht se pse zhvillohet një problem i tillë tek gishtat, por mund të jetë sepse nuk ka oksigjen të mjaftueshëm në gjak.