Disa e ndiejnë atmosferën menjëherë, disa reagojnë impulsivisht. Inteligjenca emocionale nënkupton aftësinë për të njohur, kuptuar, shprehur dhe menaxhuar emocionet e veta, si dhe për të kuptuar emocionet e njerëzve të tjerë. Konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme për suksesin në jetë, ndërsa për këtë temë kanë folur edhe astrologët.

Peshqit/ Konsiderohen empatikët më të mëdhenj të Zodiakut, i kuptojnë emocionet e të tjerëve sikur të ishin ndjenjat e tyre. Janë të parët në listën e EQ-së në horoskop. Lexojnë shpejt sinjalet joverbale dhe intuitivisht dinë si të reagojnë në çdo situatë.

Peshroja/ Është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj atmosferës dhe dinamikës së marrëdhënieve. Peshoret e ndiejnë kur diçka nuk është në ekuilibër dhe gjithmonë përpiqen ta zgjidhin situatën e pakëndshme. Janë të dytat në listë për inteligjencën emocionale.

Gaforrja/ Thellësisht e lidhur me emocionet e veta, por edhe me ndjenjat e njerëzve për të cilët kujdeset. Gaforret kuptojnë edhe atë që të tjerët e heshtin dhe spontanisht ofrojnë ndihmë dhe mbështetje.

Akrepat kanë një “rreze X” për emocionet e të tjerëve. Zbulojnë motivet e fshehura dhe gjendjen e brendshme të të tjerëve, dhe pothuajse askush nuk mund t’i mashtrojë kur bëhet fjalë për ndjenjat dhe qëllimet.

Edhe pse duken dramatikë, Luanët janë çuditërisht të vetëdijshëm për mënyrën si fjalët dhe veprimet e tyre ndikojnë tek të tjerët. Dinë të jenë shumë të kujdesshëm dhe frymëzues.

Nuk janë shumë emocionale, por janë inteligjente në mënyrë analitike. Virgjëreshat vërejnë shpejt ndryshimet në sjellje dhe me logjikë zbulojnë sfondin emocional të një situate të caktuar.

Përfaqësuesit e këtij shenje nuk janë më ekspresivët, por inteligjencën emocionale e shfaqin përmes durimit, pjekurisë dhe aftësisë për të mbetur të qetë edhe kur të gjithë rreth tyre reagojnë impulsivisht.

Janë emocionalisht të qëndrueshëm dhe praktikë, por ndonjëherë edhe pak të ngadaltë në leximin e nuancave. Kur kanë besim te dikush, bëhen jashtëzakonisht intuitivë dhe të butë.

Bëhet fjalë për një shenjë shumë inteligjente, por në aspektin emocional mund të jetë e distancuar. Emocionet i kupton më shumë në mënyrë mendore sesa intuitive.

Mund të reagojë shumë shpejt ose të japë një koment tepër të drejtpërdrejtë. Megjithatë, pas kësaj shpesh fshihen qëllime të mira.

Të shpejtë, me humor dhe komunikues, por emocionalisht të shpërndarë. Mund të kenë ndjenja të thella, por ato nuk zgjasin mjaftueshëm që ta kuptojnë plotësisht atë emocion.

Të guximshëm dhe të sinqertë, por reagojnë fillimisht dhe vetëm më pas mendojnë për pasojat emocionale. Kjo është shenja më pak subtile e Zodiakut.