8dhjetor 2015 – Janë një sërë ushqimesh që ndihmojnë kundër infeksioneve të rrugëve urinare. Mes tyre është thana, por dhe fruta të tjera. Lexojini cilat janë:

Lëngu i thanave– është ndër më të rekomanduarit pasi rrit acidin hipurik në urinë i cili disfavorizon rritjen e mikrobeve në kanalet urinare. Duke qenë e vështirë të gjenden thanat, mund të kërkoni tableta thanash në dyqanet e produkteve të shëndetshme ushqimore.

Kosi– përmban mikroorganizma të dobishëm të cilët mund të ndihmojnë uljen e mikroorganizmave të dëmshëm.

Kivi– janë burim i pasur i vitaminës C e cila mban uretrën dhe fshikzën të shëndetshme. Mund t’i konsumoni të bluar me lëng portokalli për më shumë vitaminë C. Për më tepër, lengu i portokallit e bën urinën më shumë acide, duke ndihmuar kështu të luftojë mikrobet!

Kumbullat vishnjë– antioksidantët ndihmojnë organizmin të jetë i shëndetshëm.

Qepët, hudhrat, rigoni– ofrojnë veti antimikrobiale.

Ananasi– përmban enzima që ulin inflamacionin.

Uji i mjaftueshëm– ndihmon largimin e mikrobeve nëpërmjet urinës!

/shëndeti.com/