Problemet e lëkurës janë shumë shqetësuese për cilindo person. Përdorimi i make-up bën një farë përmirësimi por jo zhdukje totale të puçrrave në fytyrë. Por mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Ka plot të famshëm të cilat kanë probleme me lëkurën. Edhe pse ato përdorin make-up profesional për përmirësimin e lëkurës gjatë daljeve televizive, e gjithë kjo shfaqje e tyre është sipërfaqësore.
Nëse nuk do të bënin makijazh, njerëzit e famshëm nuk do të ishin aq të bukur dhe nuk do të kishin fytyrë aq të pastër dhe të rregullt. Ne po ju sjellim disa artistë me lëkurë aspak të shëndetshme dhe me puçrra.





