Nesër, më datë 20 shtator do të mbeten pa energji elektrike nga ora 07:00 deri në 14:00, pjesërisht Dajti, Babrruja, Tufina, Tujani, Ferraj, Carrë, ISHP, IKV dhe rruga “Sotir Caci”.

Lajmin e ka bërë me dije Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Stakimi i energjisë është bërë me kërkesë të OST-së për shkak të masës së sigurisë pasi po zhvillohen punime për ndërtimin e Unazës së Re në zonën e Freskut.

NJOFTIMI:                           

Me kërkesë të OST  e cila do të stakojë energjinë për masë sigurie në linjën 110kV Tirana 1 220kV – Traktora, për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Re në zonën e Freskut, gjatë intervalit kohor 07:00- 14:00 do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Dajt, Babrru, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë, ISHP, IKV, rruga “Sotir Caci”.