Deputeti i PD, Igli Cara, i cili nuk u kandidua nga Lulzim Basha në 25 qershor tha për Report Tv se të gjithë liderët e politikës kanë dalë të fituar. Sipas tij, i fituar është edhe Lulzim Basha.
"Këtu dolën të gjithë të fituar. Rama qeverisi keq dhe fitoi mandatin e dytë, edhe z.Meta u bë President. Por i fituar është edhe z.Basha sepse u rizgjodh në krye të PD. I vetmi që ka humbur në katër vjet, është qytetari shqiptar. Liderët politikë kanë fituar", tha Cara.





