31 tetor 2015 – Ekzistojnë disa njerëz nëpër botë, me të cilët mund të ngjani aq shumë sa që mund të quheni “binjakë të panjohur”. Rastët të tilla të shumta janë publikuar në internet që tregojnë se njerëzit rastësisht janë takuar me personat të cilët ngjajnë shumë dhe kanë bërë foto me ta.
Duke u nisur nga kjo, Niamh Geaney nga Dublini dhe dy shokët e tij ishin aq të interesuar për të gjetur personat me të cilët ngjajnë sa që krijuan një projekt të quajtur "Binjakët e huaj" duke bërë që shumë njerëz të kërkojnë për identikun e tyre në internet. Geaney e gjeti shumë shpejt personin me të cilin ngjan, i cili jetonte vetëm pak kilometra larg tij.
Gjithçka duhet të bëni në këtë uebfaqe është që të ngarkoni një fotografi tuajën dhe më pas të zgjidhni veçoritë kyçe të fytyrës tuaj, formën e saj, formën e syve të buzës dhe të hundës.Më pas do të shfaqen disa fotografi të njerëzve me të cilët ngjani, të cilët mund t’i shikoni dhe ndoshta të lidhni më pas kontaktet me to në “Facebook”.
/portali DurresLajm/