19 janar 2015 – Ai ka plot 30 vjet karrierë dhe dje (18 janar) ka mbushur 60 vjeç. Bëhet fjalë për Kevin Costner – in: aktorin, regjisorin, producentin kinematografik dhe muzikantin rrok amerikan, të lindur në Lynwood të Kalifornisë.
Biri i një elektriçisti, me origjinë të largët gjermane e irlandeze, Kevin jetoi një jetë të qetë dhe normale, duke u diplomuar në marketing e financë në California State University. Rruga e tij drejt aktrimit dhe famës nisi tepër rastësisht, pas një takimi që ai pati me Richard Burton dhe u njoh nga publiku nëpërmjet rolit të Fanfangos, që luajti në vitin 1985.
Me filmin “Vallëzim me ujqërit”, në të cilin ai ishte drejtor dhe interpretonte njëkohësisht, fitoi një çmim Oscar dhe një çmim Golden Globe për filmin me regjinë më të mirë.
Në filmin e tij të fundit “Black or White”, i cili u prezantua në edicionin e fundit të Festivalit të Filmit në Romë, aktori interpreton rolin e një gjyshi. Kevin ka shtatë fëmijë, Annie, Lily, Joe, Liam, Cayden, Hayes e Grace.





