Inter është në kërkim të një alternative të Samir Handanovic për portën dhe emri i parë në listën e drejtuesve është ai i portierit të Eintracht Frankfurt, Kevin Trapp, i cili është në pronësi të Paris Saint-Germain.
Përballja në Europa League, duket se ka shërbyer për drejtuesit zikaltër për ta parë nga afër 28-vjecarin, i cili po bënë një sezon mjaft të mirë në Gjermani.
Trapp u bashkua me Frankfurt verën e kaluar në huazim për 1 sezon, pasi në Paris mbërriti Gianluigi Buffon. Inter shpreson të arrijë një marrëveshje me francezët në mënyrë që të transferojë 28-vjecarin në San Siro, verën e ardhshme.





