TIRANE, 11 mars 2013 – Klubi i Futbollit Tirana ka mbajtur sot një konferencë për mediat në lidhje me incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë gjatë ndeshjes mes Besës dhe bardhebluve. Luigj Bytyçi, anëtar i Bordit të KF Tiranës, shprehu indinjatën e tij për ngjarjen e rëndë, ku mbeti i përfshirë kryebashkiaku Elvis Rroshi.
“Jam i indinjuar me atë që ndodhi në Kavajë, u godit institucioni dhe miqësia me qytetin e Kavajës. Kjo nuk është çështje që ka lidhje me shqiptarizmin”,- tha ai.
Ndërsa Sulejman Mema, një tjetër anëtar i Bordit, tha se nuk janë futbollistët ata që njollosin futbollin, por drejtuesit.
“Problemet vijnë nga drejtues klubesh pa kulturë”, shtoi ai më tej. Indrit Fortuzi, nga ana tjetër ka kërkuar që për këtë incident, të reagojnë të gjithë.





