Pas 19 vitesh shërbim në qytetin e Prizrenit, ushtarëve të KFOR-it iu dha lamtumira e largimit. Gjermania dhe ushtria e saj (Bundeswehr-i) do të mbeten edhe më tej aktive në Kosovë.

Pas një pranie gati 20-vjeçare në Prizren, Bundeswehr-i e transferon angazhimin e tij në Camp Film City në Prishtinë dhe mbetet edhe më tej aktiv në kuadër të KFOR-it. Në hapësirën e kampit fushor në Prizren do të ngrihet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues (ITP), i cili do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Për ta shënuar këtë ditë, në Kosovë do të qëndrojnë Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn. Të dy së bashku do t’i thonë lamtumirë kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizren dhe në mënyrë simbolike do të hapin Parkun Invativ dhe Trajnues “ITP Prizren“, për të cilin shfrytëzohet kampi fushor në Prizren.