Tradhëtia e partnerit të Khloe Kardashian, Tristan Thompson, me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, ishte ngjarja më e komentuar e këtyre muajve në media.
Dhe pse kanë kaluaj dy muaj, duket se Khloe vazhdon të jetë e lënduar njësoj si ditën e parë kur zbuloi tradhtinë e partnerit të saj, çka i dha fund marrëdhënies së tyre.
Së fundmi, Khloe ka publikuar në Instagram një dedikim prekës për Tristan-in, ku shkruhet: "Pjesa më e trishtë e historisë tonë është se mund ta bënim të funksiononte. Nëse do të të interesoja ashtu siç ti më interesoje mua, do të luftoje për mua. Por nuk e bëre. Kështu që është e qartë, kisha të drejtë çdo herë që të thoja se të doja më shumë. Ti gjithmonë e mohoje dhe më thoje se ti më doje më shumë, por besoj se tani e dimë…".





