Luiz Ejlli tashmë mund të krahasohet pa frikë më një “minierë ari”, pasi tashmë emri i tij është kthyer në një brand.

Pak ditë para finales së madhe, Luizi nga shtëpia apeloi që “Instagram”-in e tij ta menaxhojë Kiara dhe meqë adresa e vjetër, që numëronte rreth 670 mijë ndjekës duket se është mbyllur përfundimisht, moderatorja Tito dhe 2 miqtë e tij të ngushtë zgjodhën të hapnin një llogari të re.

Ajo që bie në sy është se brenda një ore më shumë se 108 mijë shqiptarë i janë bashkuar faqes.