Ish-drejtori i Teatrit Eksperimental, Kiço Londo nuk e ka fshehur trishtimin që është larguar nga posti i drejtimit të këtij teatri pas shumë vitesh.
Në ceremoninë e zhvilluar sot ku do të prezantohet drejtori i ri i këtij Teatri, Altin Basha, Londo thotë se duket sikur e kanë larguar nga shtëpia.
“Nuk dua ta fsheh, ndihem i trishtuar. Ndjehem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime. S’jam drejtor e skam qenë drejtor se nuk janë si unë. Ky teater eshtë pjesë e bukur dhe vijë ndarëse” tha Londo në largim nga kjo detyrë.
Drejtori i ri, Altin Basha i cili ka qenë present në këtë ceremoni, tha:
“Eshtë pozicion që kam njëfarë eksperience. Kam menduar si mund të reformohet teatri shqiptar. Ky element është arsyeja që mora pjesë në konkurs”.
Pas përfundimit të konkursit dhe shpalljes së fituesve, javën e kaluar qeveria publikoi në faqen zyrtare edhe vendimin e largimit të Kiço Londos dhe emërimit të drejtorit të ri.