Në mesnatë është prezantuar kënga më e re e dy këngëtarëve Kida dhe Mozzik me titullin “PP”.

Projekti i ri muzikor, ndryshe nga bashkëpunimet e mëparshme është 2 në 1, jo vetëm duet, por janë dy këngë njëra pas tjetrës.

“PP” janë dy këngët Paranoia dhe Pishmon në një të vetme e cila shkon në 6 minuta e 30 sekonda.

Në 16 orë nga publikimi, videoja ka arritur mbi 1,3 milionë shikime në platformën YouTube.