Mirë, mirë nuk është ashtu siç duket! Do ta ndërrojnë profesionin e këngëtarit por jo përgjithmonë, vetëm për një ditë.
Kështu ka lajmëruar menaxheri i “On Records” që ka në menaxhim Kidën, Mozzik, Getinjo, Baby G, Nikka, etj. Vetëm për një ditë këta këngëtarë do të marrin përsipër të shërbejnë ushqimin në një ‘fast food’ në Prizren, transmeton Blitz.al. Sigurisht që e gjitha kjo është në një formë reklame për të pasur sa më shumë pjesëmarrës, gjithsesi ideja është e veçantë dhe duhet parë se si këta këngëtarë të rinj do ta zotërojnë edhe këtë profesion, duke qenë se me këngën, ata po arrijnë mjaft sukses.