“Kids Zumba Night” u quajt mbrëmja në qytetin e Durrësit, e realizuar nga Zumba Club, nën drejtimin e instruktores Xhulia Meçaj, bëri bashkë fëmijë dhe të rinj të apasionuar pas kërcimit.
Për rreth dy orë, sheshi përpara pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” u pushtua nga rryma muzikore moderne, nën kërcimin e fëmijëve që tërhoqi vëmendjen, jo vetëm të qytetarëve durrsakë, por edhe të turistëve të huaj.
Kjo ishte hera e parë për qytetin e Durrësit që realizohet një aktivitet i tillë, ku të përshirë në kërcimin zumba janë edhe fëmijët.
Instruktorja Xhulia Meçaj, shprehet se po sheh mundësinë e realizimit të koncerteve të tjera të këtij lloji.