Humbja me Empolin ka shkaktuar fortunë në shtëpinë e Juventusit që ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë në dy javët e para të kampionatit.

Mbrëmë u pa një ekip pa identitet, pa qendër referimi dhe pa dëshirën për të luajtur. E gjitha kjo i është faturuar Maks Alegrit nga i cili pritej shumë.

Por dëmtimi i Kaio Zhorzhe, Ramsejt, dhe largimi Ronaldos kanë prerë disi krahët e teknikut italian këtë fillim sezoni.

Por në rrjetet sociale po qarkullojnë disa thashetheme në lidhje me një bisedë mes Kielinit dhe Alegrit mbrëmjen e djeshme.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes mësohet që Kielni t’i jetë drejtuar Alegrit me fjalët: ‘’Kjo nuk është skuadër’’, duke treguar gjendjen jo të mirë në të cilën ndodhet Juvja momentalisht.