Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar rusët se po planifikojnë mbajtjen e referendumit për pavarësinë e rajonit jugor. Një zyrtar i lartë ukrainas i Khersonit, qytet që ka rënë në duart e rusëve ka deklaruar se Moska po i bën presion këshillit rajonal për të rënë dakord për një referendum mbi “pavarësinë” e zonës nga Ukraina.
Deputeti i këshillit rajonal të Khersonit, Serhiy Khla bëri të ditur se “pushtuesit po përgatisin mbajtjen e referendumi mbi krijimin e Republikës Popullore të Khersonit”.
Sipas tij, deputetët lokalë janë marrë në pyetje nëse janë gati për të bashkëpunuar në mbajtjen e referendumit.
“Unë refuzova kategorikisht të bashkëpunoja me ta” tha Khlan.
Krijimi i Republikës Popullore të Khersonit do ta kthente rajonin në një gropë të pashpresë pa jetë dhe të ardhme.
Ai u bëri thirrje deputetëve që të refuzojnë të bashkëpunojnë.
Separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin në vitin 2014 të pjesëve të rajoneve të Luhansk dhe Donetsk, republikat popullore u shpallën në të dyja zonat.





