Kryeqyteti ukrainas, Kievi është goditur nga disa shpërthime këtë mëngjes, tha kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Shpërthimet janë regjistruar në lagjen Shevchenkivskiy të kryeqytetit ndërsa ende nuk ka informacione nëse ka viktima.

“Ekuipazhet e ambulancës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan në vendngjarje. Informacion më të detajuar do të japim më vonë,”- tha Klitschko.