Tiranë, 3 maj 2014 – Shqipëria ka dy kampion bote, falë sportit të Kikboksit, që në Kampionatin Botëror të amatorëve në Spanjë i dhuron vendit tonë dy medalje ari, njëra në kategorinë e të rinjve dhe tjetra në atë të të rriturve.
Në peshën 81 kilogram, Frenkli Myftari u shpall kampion bote në disiplinën low kick duke i dhuruar Shqipërisë një medalje ari, ashtu siç ishte premtuar përpara nisjes për në turne nga ana e delegacionit.
Ndërkohë që në podin më të lartë për të rinjtë u ngjit dhe Edison Shehaj në disiplinat Low kick dhe K1 të peshës 67 kilogram.
Dy sportistë të tjerë shqiptarë, Julian Alla dhe Adi Hoxha nuk arritën dot deri në zonën e medaljeve.
Ndërkohë që dy juniorët Stiven dhe Brus Jakupi arritën të kalojnë raundin e parë të kualifikueseve.
Iska World Ama Championship zhvillohet në Spanjë prej datës 1 maj deri më datë 4 maj.
agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





