Gazetari Mentor Kikia tha se zgjedhjet e parakohshme ndodhin vetëm përmes dy mënyrave, kur qeveria humbet shumicën, dhe kur populli ngrihet në këmbë.
Kikia deklaroi në emisionin "Arena" në RTV Ora, se populli nuk kërkon thjesht ndërrim qeverie nga PS te PD-LSI.
"Zgjedhjet e parakohshme provokohen në dy mënyra; Kur humbet mbështetjen e shumicës në parlament, ose kur populli ngrihet në këmbë për një arsye madhore. Jemi në rastin e dytë. Opozita tanimë ka hyrë në një rrugë pa kthim, dhe duhet të flasim ku do shkojë dhe çfarë do të ndodhë? Ajo që është më e rëndësishmja, unë nuk mendoj, se gjithë ky aksion politik që me afrimin e datës së zgjedhjeve paralajmëron përshkallëzim, ashpërsim, konfrontime dhe acarime, por edhe përplasje mes qytetarësh.
Ky aksion politik nuk duhet të ketë si qëllim bërjen e zgjedhjeve të parakohshme, ajo që u intereson më pak shqiptarëve është një rrotacion qeverish, të ikë PS të vijë PD-LSI. Pa bërë ca ndryshime të mëdha, rrotacionit ja keni parë hajrin rrotë më rrotë sa herë janë bërë zgjedhje".





