North West ka marrë një dhuratë 65.625 dollarëshe nga prindërit e saj Kim Kardashian dhe Kanye West.
Çifti u dhuroi vajzës 6-vjeçare xhaketën e Michael Jackson që e fituan në një ankand pikërisht për t’ia dhënë North.
Xhaketa u vesh nga ylli i popit në festën e 65-vjetorin të lindjes së Elizabeth Taylor në vitin 1977 dhe u shit për 65.625 dollarë në tetor.
“Kanye dhe unë i dhamë North këtë xhaketë. Është xhaketa e Michael Jackson që veshi me Elizabeth Taylor. Ajo është tifoze e madhe e Michael Jackson dhe ne e dinim që do t’i pëlqente.”– thotë Kim.





