Ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ervin Pupe.

Sipas asaj që poston Kim në Twitter, pas një Gjykate Kushtetuese funksionale është koha që edhe Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin e nevojshëm që edhe vetë të jetë funksionale, por të plotësojë edhe vendet vakante në Kushtetuese.

“Duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë të mundur një Gjykatë Kushtetuese funksionale në fund të vitit 2020. Tani, është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Kushtetuese të mund të plotësohen dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë plotësisht funksionale. Le të vazhdojmë të ecim përpara – hap pas hapi”,– shkruan Yuri Kim.