Ajo është nënë e dy fëmijëve, por edhe pse nuk ka shumë kohë që është bërë nënë për herë të dytë, Kim Kardashian ka ardhur shumë shpejt në formë.

35-vjeçarja ekspozoi me krenari format e saj, ndërsa po pushon në Punta Mita të Meksikës me dy fëmijët, vajzën North, 3 vjeç dhe djalin Saint, 8 muajsh.

Kim ka thënë se i duhet edhe pak rënie në peshë, përpara se të arrijë aty ku duhet. Gjithashtu, ajo ka premtuar se kur ta bëjë këtë gjë, do të postojë një tjetër foto nudo nëpër rrjetet sociale.