Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka uruar 3 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë që kanë filluar me punën nga dita e djeshme ku shpallën dhe vendimet e para.

Kim shkruan në Twitter se gjyqtarët po tregojnë vendosmëri për të ofruar drejtësi efektive kurse funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësore për Reformën në Drejtësi.

“Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi.”, thotë ambasadorja.