Dy ditë më parë Kim Kardashian ka hedhur në treg linjën e parfumeve "Kimoji Peach", "Kimoji Cherry" dhe "Kimoji Vibes" për të gjithë fansat e saj.

Ajo çka është e pabesueshme është shuma e çmendur që ka përfituar Kim në pak minuta nga hedhja në treg e parfumeve.

"Elle" shkruan se ajo ka fituar rreth 5 milionë dollarë nga shitja e parfumeve për vetëm 5 minuta. 

Kim ka zgjedhur rrjetet sociale për të reklamuar parfumet ku një kushton 40 dollarë.