Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka inkurajuar SPAK për punën e bërë përmes një postimi në Twitter.
Kim shkruan se hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese dhe sipas saj janë një shenjë e qartë që ky institucion po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese – një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qëndro në kurs. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të Reformës në Drejtësi!”





