Kamerat e sigurisë kanë fotografuar gruan, e cila mendohet të jetë vrasësja e dërguan nga Kim Jong-Un për të vrarë vëllanë e tij. Policia në Malajzi po ekzaminon të gjitha pamjet filmike për të kuptuar se çfarë ndodhi gjatë sulmit ndaj Kim Jong-nam të hënën në mëngjes.
Foto të turbullta të zbuluara nga “Malay Mail” tregojnë të dyshuarën kryesore, një grua me një bluzë të bardhë që qëndron në dalje të terminalit duke pritur një taksi. Jong-nam dyshohet se u vra nga dy gra koreano-veriore, të cilat dyshohen se e kanë sulmuar atë nga prapa me sprajt të helmuar.
46-vjeçari që më parë e kishte quajtur regjimin e vëllait të tij si “qesharak”, u sulmua me helm ndërsa priste të fluturonte në aeroportin e Kuala Lumpurit dhe vdiq gjatë rrugës për në spital.
Ka dyshime të forta se dy gratë që e sulmuan Jong-nam me acid në fytyrë, kanë qenë pjesë e agjencive inteligjente të Koresë së Veriut.