4 dhjetor 2014 – Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un dëshiron të sjellë në vendin e tij ylli argjentinas të Barcelonës Lionel Messi. Diktatori kërkon të hapë një akademi të madhe futbolli në kryeqytetin Phenian, ndërsa në ceremoninë hapëse dëshiron të ketë të pranishëm edhe 4 herë fituesin e "Topit të Artë".
Messi është idhulli i Kim Jong-Un në futboll dhe dëshiron që argjentinasi të jetë frymëzim për të gjithë fëmijët në Korenë e Veriut. Denis Rodman, legjenda e basketbollit botëror, ka qenë sportisti i fundit i njohur që ka vizituar Korenë e Veriut dhe Kim Jong-Un.





