Një burrë reth 50 vjeç në Korenë e Veriut ka thyer rregullat e koronavirusit dhe është ekzekutuar në publik.
Burri i akuzuar për kalim ilegal kontrabandë të kufirit të mbyllur me Kinën, u qëllua për vdekje më 28 nëntor, duke u bërë shembull për të frikësuar njerëzit që të respektojnë rregullat e pandemisë, raporton Daily Mail.
Peniani zyrtar pretendon se në vend nuk ka asnjë rast me Covid-19. Regjimi i Kim Jong-un ka sjellë “masa jashtëzakonisht të larta të karantinës emergjente” dhe trupat janë urdhëruar të gjuajnë shkelësit në kufirin kinez.
“Ata bënë një ekzekutim publik duke qëlluar për të kërcënuar banorët në zonën kufitare, sepse ka pasur shumë kontakte me njerëz në anën tjetër të kufirit, duke përfshirë shumë kontrabandë”, ka thënë një burim vendor për mediat e huaja.
Kina është partneri tregtar më i madh i Koresë së Veriut, por shkëmbimet kanë rënë, për shkak të Covid-19.