Kim Kardashian iu është përgjigjur kritikëve, të cilët pohuan se ylli i televizioneve po studion drejtësinë për shkak të pasurisë dhe statusit të famshëm që ka.

Kim zbuloi se po studion për avokati javën e kaluar dhe se do japë provimin në vitin 2022.

Por ajo shprehet se nuk e ka ndërmarrë këtë hap për privilegj apo para. Ndërsa shtoi se asgjë nuk duhet të na kufizojë në ndjekjen e ëndrrave.

Kardashian publikoi një foto në Instagram së bashku me dy mentoret e saj avokate, Jessica Jackson dhe Erin Haney.

"Kam parë disa komente nga njerëz që thonë se është privilegji dhe paratë e mia që më çuan drejt kësaj rruge, por nuk është kështu. Dua që njerëzit të kuptojnë se nuk ka asgjë që duhet të na kufizojë ndjekjen e ëndrrave apo përmbushjen e qëllimeve. Ju mund të ndiqni rrugën tuaj, ashtu siç po bëj unë", shkroi Kim.